Një aksident me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë- Krujës.

Gazetari Juli Shota raporton se një autoveture tip “Smart” me targe AA 062 TO, e cila drejtohej nga Haxhi Vraja ka dale nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç banor i Larushkrut, ndërsa shoferi është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje shoku.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthesë e fortë në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Larushk – Fushë Krujë”, shtetasi H. D., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, shtetasi M. T., rreth 20 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb