Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve Feridon Likaj dhe Bilken Malelli.

Likaj 53 vjeç, banues në Pogradec, u vu në pranga pasi u kap në rrugën Qafë Plloçë-Pogradec, pranë fshatit Buçimas, duke drejtuar pa leje një motoçikletë tip “Suzuki”, pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës, ndërsa Malelli, 29 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, pasi u kap në aksin Korçë-Dishnicë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: