Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 skafistët shqiptarë të cilët tentuan të transportonin rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Gjykata caktoi arrest në burg për Arbër Saraseli, Saverjo Imerajn dhe Qemal Pekmezin, ndërsa janë dërguar në paraburgimin e Vlorës.

3 skarfistët u arrestuan 2 ditë më parë pas operacionit policor “syri” të zhvilluar nga policia e shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Gjithashtu janë arrestuar nga Guardia di Finanza edhe dy shtetas ukrainas si dhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb