Dy persona me origjinë shqiptare akuzohen nga autoritetet britanike, se me anë të kontinjerëve janë përpjekur të importojnë në vend një sasi kokaine, që nese shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 1 milionë paund.

Shtetasit shqiptarë e prangosur jane Mariglen Bajraktari 20 vjec dhe Romario Vukzaj 23 vjec, pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një sasi kokaine të dyshimtë dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 16 kilogramë kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar, raporton Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Angli, CNA kanë thënë se droga nëse shitej në treg, mund të vlente mbi 1 milionë paund. Ata thanë se janë të kënaqur me zbulimin ne këtë rast, ndërsa autoritetet deklaruan se nxisin goditjen e veprimtarive kriminale në vend.

Bajraktari dhe Bukzaj pa ndonjë banesë fikse, u paraqitën sot në Gjykatën e Chelmsford, ndërsa janë mbajtur në paraburgim. Ata pritet që të dalin në gjyq në Gjykatën e Kurorës në Basildon më datë 3 qershor. Dy shqiptarët akuzohen për prodhim e shitje të lëndëve narkotike të klasit A.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb