Pranvera Smith, 47 vjeçe, krijoi shoqatën “Freedom to Stay” në 2014 dhe drejtoi grupin me bazë në Birmingham me partnerin e saj shqiptar Flamur Daka, 44 vjeç.

Organizata, që me mashtrim mori një grant 10 000 paund nga Fondi Kombëtar i Komunitetit të Lotarisë, pretendoi se qëllimi i saj ishte të ndihmonte azilkërkuesit shqiptarë për t’i ndihmuar në sistemin e përfitimeve dhe kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Smith e përshkroi veten si “La Nonna”, ose gjyshe mafioze shqiptare, për të trembur emigrantët dhe për t’i kërcënuar ata duke paguar rreth 1000 paund secili për shërbimet e Freedom to Stay, deklaroi policia. Shumë nga të sapoardhurit përfunduan duke punuar në lavazh e duke marrë paga, që janë nën minimalen në shtetin britanik, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Smith dhe Daka bënin sikur nuk shikonin, kur punëtorët punonin në fermat e kanabisit. Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar të Uest Midlands zbuloi se çifti po mbushte xhepat e tyre me paratë e taksapaguesve dhe u ngarkonte klientëve para megjithëse shërbimet e tyre i deklaronin falas. Gruaja madje kishte trafikuar njerëz në kamionë nga Shqipëria. Çifti kanë fituar më shumë se 1230 mijë paund nga “biznesi” i tyre.

Smith u akuzua gjithashtu për mashtrim dhe furnizimin me kanabis, pasi oficerët gjetën një kilogram drogë në shtëpinë e tij. Daka u akuzua gjithashtu për trafik kokaine. Smith u dënua me pesë vjet e katër muaj burgim, dhe Daka me katër vjet, duke u dënuar nga Gjykata në Birnihgam. Inspektori i Krimeve deklaroi se çifti po fitonin shumë para duke kontrabanduar njerëz, si dhe ata kryenin edhe trafik kokaine, duke sjellë dëme të mëdha në shoqërinë britanike.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb