23 emigrantë të Lindjes së Mesme janë mbajtur peng për disa orë në një banesë të braktisur në Maliq. Ata kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia në Shqipëri në mënyrë klandestinë dhe më pas kanë rënë pre e grabitësve.

Policia ndërhyri në kohë duke liruar emigrantët dhe prangosur autorët, Kristiano Ajasllari, 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, si dhe Adri Levendi 24 vjeç, banues në Vlorë dhe Adri Levendi , 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet ka rezultuar se tre të rinjtë kishin transportuar emigrantët me një furgon dhe më pas i kishin fshehur në një banesë e braktisur. Nëpëmjet kërcënimit tre autorët u kanë marrë emigrantëve celularët dhe një shumë prej 10 mijë eurosh.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e shtetasve Kristiano Ajasllari dhe Adri Levendi të cilët u konstatuan në fshatin Bregas, me automjetin tip furgon me të cilin kishin transportuar 23 emigrantët me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së. ShtetasiAdri Levendi ., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjithashtu shërbimet e Policisë kapën edhe shtetasin Adri Levendi, i cili po lëvizte me një automjet tip “Audi”, gjatë kontrollit të të cilit u gjet një shkop metalik i ngjashëm me atë të policisë.

Në kuadër të këtij operacioni në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 3 aparate celulare, 1 shkop metalik dhe sasi në lekë dhe euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: