Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për zyrtarët e policët e arrestuar pak ditë më parë, për shpërdorim detyre.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se 10 prej tyre janë lënë të lirë, konkretisht: Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka, për të cilët Gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje” dhe “pezullim detyre”.

Gjykata lë në “arrest me burg” shtetasit:

Ermand Petova, Specialist i Krimeve, “arrest me burg”

Gjergji Gërco, Sekretar i Njësisë Administrative Sukth, “arrest me burg”

Agim Osmani, efektiv policie, “arrest me burg”

Haxhi Sherra, ndihmës-specialist pranë Komisariatit të Shijakut, “arrest me burg”

Ndriçim Shika, ndihmës specialist i Policisë në Shijak, “arrest me burg”

Adem Lika, ndërtues, “arrest me burg”

Dëshir Dakoli, ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, “arrest me burg”

Petrit Neziri, ndihmës specialist i Policisë në Manzë, “arrest me burg”

Gjykata lë të lirë, me “detyrim paraqitje”:

Besnik Domi, shefii Rendit në Shijak

Sami Xhafa, shefi i Stacionit Policor në Manzë

Marius Shahini, kryeinspektor IMT-ja në Shijak

Nikoll Marku, OPGj pranë Komisariatit në Manzë

Julian Kacadej, specialist IMT-ja Shijak

Dritan Koçi, posedues dhe zhvillues i ndërtimit pa leje

Paulin Meta , posedues dhe zhvillues i ndërtimit pa leje

Qerim Doka, Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje

Gjon Zefi, Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje

Astrit Nuri, specialist i armatimit në policinë e Durrësit

I shpallur në kërkim: 

Gani Dama, polic patrulle

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb