Dy shtetas shqiptarë të arrestuar në Angli në një shtëpi bari në korrik, kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Rolomol Cipi është dënuar me 13 muaj burg për rolin e tij si një kopshtar “i thjeshtë” që mbikëqyrte bimët e kanabisit, ndërsa Dashmir Hazizaj pritet të dënohet muajin e ardhshëm.

Rolomol Cipi u arrestua në një shtëpi në rrugën Alexandrina, në Seaham, nga ku u sekuestruan 48 bimë kanabis nga policia, më 3 korrik. 25-vjeçari, duke folur përmes një përkthyesi shqiptar, së fundmi pranoi se ishte marrë me rritjen e bimëve narkotike dhe se po ashtu kishte vjedhur energji, që e përdorte për llamba.

Po ashtu edhe Dashmir Hazizaj, 24 vjeç, ka pranuar akuzën, ndërsa ai do të qëndrojë në paraburgim para seancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb