KUKËS

Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masat e sigurisë për personat që janë konfliktuar me policinë, për shkak se nuk pranonin që efektivët të arrestonin ish-prefektin e qarkut Kukës, Abedin Oruçi.

Kështu, Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për B. Muçmatën.

Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Behar Durakun. Po në “arrest shtëpia” u vendos edhe Gazmend Oruçi.

Ndërsa, shtetasi Ermir Marku është lënë në burg nga ana e Gjykatës së Kukësit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb