POGRADEC

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë  68-vjeçari nga Pogradeci, i cili u përplas  nga një mjet tip “Volswagen” paraditen e sotme. Shtetasi Bujar Xhemollari edhe pse u transportua për ndihmë të specializuar drejt Tiranës, ai  për fat të keq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili përplasi  të moshuarin në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin nga Tirana, Roland Asllanaj.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak datë 15.12.2019, i cili bën fjalë për një aksident rrugor të ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, duke drejtuar mjetin tip “Vol­kswagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb