DURRËS

Klajdi e Sajmojen Taullau janë të shoqëruarit e sotëm në Policinë e Durrësit. Sajmojen Taullau është djali i Saimir Taullaut, kurse Klajdi Taullau është kushëriri i tij  i parë.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në shoqërimin e tyre nga Policia e Durrësit.

Nga ana tjetër Saimir Taullau është në Zvicër pasi është dënuar me 4 vite burg për trafik droge teksa një vit më parë u arrestua në Maqedoninë e Veriut.

Ai u ka shpëtuar dy atentateve në 2017 e 2018 teksa prej vitit 2005 njihet si rivali më i fortë i Aldo Bares pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullau.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb