KED ka miratuar lejimin e kandidimit të prokurorit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo Gjykatë prej vitesh tashmë në mosfunksionim është në proces ringritje dhe tashmë Binaj do të kandidojë për një nga pozicionet në të.

Por ndërkohë KED i ka ndaluar kandidimin Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit duke i s’kualifikuar. Kurse Gentian Mete është tërhequr nga kandidimi.

Altin Binaj ka kaluar Vettingun teksa më parë ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtues i Prokurorisë së Apelit Vlorë.

Ky vendim i KED vjen pas kritikave që Meta u drejtoi sot për vonesat që po bënte ky institucion lidhur me emërimet që çojnë në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Deri më tani Gjykata Kushtetuese përbëhet nga Vitore Tusha, anëtare me kompetenca kryetari, Fiona Papajorgji, Elas Toska dhe Marsida Xhaferllari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb