Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë të madhe parash në një lokal.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Endi Hima 23 vjeç dhe Besim Hasanaj, 33 vjeç. Këta të fundit akuzohen se kanë përvetësuar një shumë parash prej 700.000 lekë të rinj, të vjedhur nga një shtetas i mitur 13-vjeçar, gjatë natës në një lokal. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Besim Hasanaj, iu gjet dhe iu sekuestrua një pasaportë, një leje drejtimi dhe një kartë identiteti e dyshuar e falsifikuar.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit Endi Hima dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë e shumës së parave të vjedhura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb