MAL I ZI

Mediat malazeze vazhdojnë të shkruajnë për ngjarjen e rëndë në Mal të Zi, ku pjesëtarët e një familje shqiptare akuzohen se kanë vrarë një polic malazez, ndërsa kanë plagosur një tjetër.

Shqiptarët ekzekutuan policin malazez të quajtur Milutin Lekoviç. Të dyshuarit për ekzekutimin e Lekoviç janë lënë 30 ditë në paraburgim. Kjo u bë pasi shtetasit shqiptarë Luan, Lulzin dhe Nure Hasanaj u dëgjuan në Gjykatën e Lartë të Podgoricës nga një gjykatës hetues. Propozimi i Prokurorisë së Lartë të Shtetit për të urdhëruar ndalimin e tyre u pranua.

  • foto galeri

Shqiptari Luan Hasanaj vrau Lekoviç javën e kaluar dhe u përpoq ta vriste në paraburgim kolegun e tij, Aleksander Kilibard. Pas kësaj, policia arrestoi në flagrancë tre shqiptarë, nënën e moshuar Nure Hasanaj 67 vjeçe dhe dy djemtë e saj Luan 43 vjeç e Lulzim Hasanaj.

Shqiptarët ishin arrestuar në kufi. Ata ishin vendosur në pjesën e pasme të makinës. Në këto kohë, ata kanë shkëmbyer disa fjalë në gjuhën shqipe. Pas kësaj, Luani ka qëlluar Lekoviçin në pjesën e pasme të kokës. I plagosuri Lekoviçi u transportua me urgjencë në spitalin në Meljine, nga ku u transferua në spitalin në Risan, ku u operua, por pësoi lëndime vdekjeprurëse.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb