News24 dhe BalkanWeb zbardhin emrat e tre bashkëpuntorëve të Eduard Lamajt, të shpallur në kërkim për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç më 30 maj.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola janë tre personat të cilët së bashku me Eduard Lamajn ekzekutuan mbrëmjen e 30 majit dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) si dhe Paulin Gjergji Marku.

Ndërkohë janë sekuestruar mjeti ‘’Volkswagen’’ m etarga AA505UG që ka shërbyer për lëvizjen e autorëve si dhe ‘Land Roveri’ me të cilin u transportua Eduard Lamaj në klinikën private.

Ilir Xhepaj ndërkohë është aktualisht në kërkim edhe për një plagosje të ndodhur në maj të këtij viti, para vrasjes së dy biznesmenëve.

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në  banesat e të shpallurve në kërkim si dhe në lidhje miqësore të tyre. Po ashtu bashkëpuntorët kanë lidhje miqësore me Eduard Lamajn por ky i fundit ka mohuar të ketë pasur kontakte me ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb