TIRANA

BalkanWeb zbardh emrat e të plagosurve pasditen e sotme në Tiranë. 32-vjeçari Altin Gjoka dhe 28-vjeçari Jetmir Marashi janë dy të rinjtë e plagosur.

Ata u dërguan me makina të rastit për në spital teksa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Gjoka dhe Marashi janë banorë të zonës dhe pa precedentë penalë. Ata janë tek Trauma ku po operohen për të hequr plumbat të cilët nuk i kanë prekur organet jetësore.

Autori sipas Policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb