LONDËR

Ekipet e ekstradimit në Britaninë e Madhe u kanë bërë apel qytetarëve, të ndihmojnë në kapjen e dy shqiptarëve të shumë kërkuar në territorin britanik.

Policia britanike ka publikuar edhe identitetin e dy shqiptarëve që janë në kërkim ndërkombëtar.

Shqiptarët që janë shpallur në kërkim janë Korab Halilaj 39 vjeç dhe Festim Korra, 43-vjeç.

Shtetasi Korab Halilaj, për të cilin Australia ka lëshuar urdhër-arresti për trafik droge, besohet se fshihet në Northampton.

Ndërsa, Korra kërkohet nga ana e drejtësisë shqiptare për një vrasje të ndodhur më 2013 në Shqipëri. Korra është dënuar në mungesë me dy vite burg.

Ai mund të fshihet në Britani dhe përdor identitet të rremë për t’u fshehur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb