Emre Can i thotë lamtumirë Juventus. Mesfushori transferohet te Borussia Dortmund, pas një gjysmë sezoni në hije me kampionët italianë. Pas shumë tratativash, dy klubet gjetën akordin që në fund të sezonit pritet të sjellë në arkat e “Zonjës së Vjetër” rreth 30 milion euro.

Emre Can Adim Adim Borussia Dortmund A Gidiyo 12868875 Amp
Emre Can Adim Adim Borussia Dortmund A Gidiyo 12868875 Amp

Emre Can kalon në Bundesligë me një formulë huazimi për 2 milion euro, ndërsa blerja e tij bëhet e detyrueshme në qershor për 25 milion euro të tjera. Në marrëveshje është përfshirë edhe një bonus 3 milion euro në bazë të paraqitjeve të futbollistit në pjesën e mbetur të sezonit. Tranferimi te Borussia Dortmund është zgjidhja më e mirë për Emre Can, që kërkon të luajë me vazhdimësi në prag të finaleve të Euro 2020.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb