Juventus ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri me një prezantim të rëndësishëm siç është ai i Emre Can. 23-vjeçari i marrë me parametra 0 nga LIverpool foli para mediave për shumë tema, duke nisur me arsyet se përse zgjodhi ‘zonjën e vjetër’.

“Kjo ishte dita ime e parë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam pasur kontakte me Khedira, ai më tha se ky është një klub i madh, me mentalitet fituesi. Njoh ambiciet e këtij grupi futbollistësh, që gjej këtu, dhe jam gati t’i ndjek. Trajneri im i parë më tha se një ditë do të luaja me Juventusin”.

Natyrisht, i një blerje e re, Emre Can nuk mund të fliste për Cristiano Ronaldon, i cili përflitet se do t’u bashkohet bardhezinjve: “Unë nuk e di gjendjen. Në qoftë se ai vjen këtu, patjetër do të jetë diçka e madhe. Sidoqoftë, jam i fokusuar te vetja ime. Zhgënjimet në Kupën e Botës nuk mendoj se mund të ndikojnë te lojtarët, të cilët kthehen në shtëpi duarbosh nga Rusia. Ata do të fillojë përsëri, me të njëjtën dëshirë si më parë. Gjermania ishte një zhgënjim i madh, por unë mendoj se ekipi do të arrijë të kthehet në më të mirën e vet”.

Qëllimi i madh i Juventusit është padyshim fitimi i Ligës së Kampionëve, gjë që Emre Can e di mirë: “Mendoj se objektivi i parë duhet të jetë me siguri titulli kampion në Seria A, pastaj Liga e Kampionëve. Unë e di se klubi është duke pritur të fitojë Champions-in prej kaq shumë vitesh Të gjithë duam ta fitojmë atë trofe, edhe unë jam këtu për të ndihmuar në përmbushjen e këtij objektivi. Kemi një ekip të shkëlqyeshëm, por fokusimi duhet të jetë në Seria A për momentin”.

Emre preferoi Juventusin, edhe pse kishte oferta nga klube të tjera të rëndësishme: “Kam marrë shumë oferta nga klube të rëndësishëm, por kam zgjedhur Juventusin, sepse ka një projekt të madh, me objektiva të nivelit të lartë”.

Nga pikëpamja taktike, mesfushori zbulon bisedën me trajnerin Allegri: “Kam biseduar me të, por nuk kemi folur për taktikën. Kjo është dita ime e parë, ndaj do të flasim edhe për këtë temë. Unë do të doja të luaja në pozicione të ndryshme, jam i qetë. Si një mesfushor, më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtësit. Idhulli im, Zidane, ishte një nga lojtarët e mi të preferuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: