LUSHNJË- Dhuna në familje nuk ka të sosur, këtë herë një djalë ka dhunuar babain e tij në Divjakë të Lushnjës.

Sipas të dhënave zyrtare specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Tani Kaboçi, 31 vjeç, banues në Gradisht, Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M.Kaboçi, 68 vjeç. Mësohet se i moshuari ka shkuar në urgjencë për t’u mjekuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: