ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arritur të zbulojë autorin e një sërë vjedhjesh të ndodhur vetëm në muajin shtator në këtë qytet. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Melser Jangulli, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, i cili është arrestuar dje nga policia pas goditjes së fundit.

I riu brenda një harku kohor prej 17 ditës, nga 3 shtatori deri më 19 shtator akuzohet se ka kryer 6 vjedhje, madje më 5 shtator kishte realizuar dy goditje. Ai u arrestua në kuadër të operacionit policor i koduar “Nata e fundit” .

Policia e Elbasanit deklaron se në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët për Hetimin të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, është bërë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të ndodhur më parë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Melser Jangulli në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Elbasanit, dhe konkretisht:
1- Më datë 19.09.2018, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur një argjendari në pronësi të shtetasit Xh.H.

2- Më datë 08.09.2018, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit SH. A.

3- Më datë 05.09.2018, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanit (Kjoskë) në pronësi të shtetasit P. S.

4- Më datë 05.09.2018, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqani (Kjoskë) në pronësi të shtetasit A. I.

5- Më datë 03.09.2018, në lagjen “5 Maji Elbasan”, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit H.F.

6- Më datë 13.08.2018, në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit V. K.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.
• unaza, varëse, byzylyk, disa monedha metalike, aparatet celuarë.
Si dhe materialet që autori dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë, sqepar, një palë pinca, 2 kaçavida, një levë metalike, një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb