BALLSH

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh. Një drejtues motoçikletë duke ecur ne rrugën Fratar -Ballsh është përplasur nga një automjet dhe si pasojë ka përfunduar në asfaltin e rrugës duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, shtetasit Jonuz Mucaj, rreth 45 vjeç.

Mësohet se nga kjo përplasje drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të forta. Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi bazuar në burimet brenda spitalit, thotë se dëmtimet e rëndë të 45-vjeçarit kanë detyruar mjekët që t’i presin njërën këmbë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj, ndërkohë që drejtuesi mjetit është shoqëruar në polici.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: