ITALI

36- vjeçari Bledar Allmuça, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ndërkombëtar ”Kulmi” mes Shqipërisë dhe Italisë ka rënë në pranga në shtetin fqinj.

Allmuça konsiderohet nga Italia si trafikant droge dhe ishte pjesë e grupit kriminal prej 37 të arrestuarve për 40 milionë euro drogë dhe për aktivitet 5- vjeçar të trafikut të kokainës, kanabisit dhe marijuanës.

  • foto galeri

Allmuça është arrestuar në Policoro teksa prej 4 ditësh ishte në kërkim. Ndërkohë bashkë me të janë arrestuar dhe dy shqiptarë të tjerë të cilët e ndihmuan të fshihej por këta të fundit nuk dihet nëse ishin edhe ata pjesë e grupit kriminal shqiptar në bashkëpunim me ato italianë për trafikun e drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb