ANGLI

Një ngjarje e rëndë kriminale u shënua ditën e Krishtlindjes në Londër. Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij. Mediat angleze raportojnë se viktimë e këtij atentati mbeti Flamur Beqiri, lindur në qytetin e Ferizajt.

Ky i fundit punonte si producent në Suedi, ndërsa të gjithë e njihnin me emrin e artit “Alex”. Shqiptari i lindur në Ferizaj mësohet se është vëllai  i modeles së famshme Misse Beqiri. Modelja njihet si një nga emrat më të njohur në Britani të Madhe.  Sipas mediave angleze, autori i krimit u arratis me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk janë identifikuar ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.

“Ndodhi shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare okulare e skenës makabre. Motra e të ndjerit, Misse Beqiri, u bë emër i njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë më  parë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Aktualisht ajo punon  si modele  dhe është një ndër më të paguarat në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: