Zbulohet emri i viktimës në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Behar Sulo Sofia, 65 vjeç, biznesmen me origjinë nga Lapardhaja Beratit banues në “Rrugën e Qelqit” Kombinat. Ai u u qëllua mëngjesin e sotëm me armë me silenciator dhe mori dy plumba. Megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm teksa në vend ka shkuar dhe kreu i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi. Në Tiranë janë ngritur disa postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse për kapjen e autorëve. Sipas të dhënave mësohet se bizneset e tij janë sulmuar më herët me eksploziv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb