GRAMSH

30- vjeçarja Klara Hoxha është plagosur rëndë në Gramsh pasi automjet i saj e ka marrë zvarrë teksa ajo përpiqej ta ndalonte.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se Hoxha sapo parkoi automjetin tip ‘Golf’, 30- vjeçarja u fut në shtëpi por pa nga dritarja e shtëpisë se makina po lëvizte.
Menjëherë ajo vrapo ta ndalonte por automjeti e mori zvarrë dhe Klara Hoxha përfundoi në rrotat e ‘Golf-it”.

Asaj iu dha ndihma e parë në spitalin e Gramshit por nga plagët e rënda që ka marrë ajo po transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb