Një shqiptar me emrin Haxhi Hoxha u dënua me 12 muaj burg në Angli pasi në orët e para të 1 gushtit me një auomjet tip ”Audi” kishte vozitur me shpejtësi të lartë.

Fillimisht në zonë të banuar ai qarkullonte me 70 km/h, kurse pasi nuk iu ndal Policisë e çoi shpejtësinë në 110 km/h në rrugë rurale.

Ai u arrestua vetëm kur ndryshoi mendje pasi oficeri i Policisë e paralajmëroi se kishte elektroshok Taser me vete.
Fillimisht në paraburgim ai dha emër të rremë francez dhe për këtë u thirr përkthyes francez. Por më pas u identifikua se ishte shqiptari Haxhi Hoxha që në fshatrat e Yorkshire jugor kishte ecur me shpejtësi të ‘çmendur’.

Përpos dënimit me 12 muaj burg nga Gjykata e Sheffield, atij iu hoq patenta dhe për 2 vite e gjysmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb