LEZHË

Lekë Përjaku është i kërkuari të cilin makina e Policisë po ndiqte në aksin Lezhë- Zejmen derisa përfundoi jashët rruge.

Policia po ndiqte automjetin e drejtuar nga Lekë Përjaku, një automjet me targa AA262UJ teksa automjeti i Policisë, Hunday me targa AA911VE drejtohej nga inspektori i Policisë Klisman Nikolli.

Ky i fundit po drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë derisa humbi kontrollin dhe doli nga rruga derisa aksidentoi veten dhe kolegët e tjerë në automjet duke përfunduar me dëmtime fizike në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb