Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Rrëshenit në rrugën e Kombit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se Armando Gjoka, 35 vjeç ka ndërruar jetë dhe është nxjerrë nga automjeti nga ndërhyrja e zjarrfikëses.

Akoma nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes. Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb