MALLAKASTËR

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Gjerbës të Mallakastrës, ku është grabitur e vrarë një grua. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se viktima është 50-vjeçarja Drita Saliaj, e cila jetonte e vetme në banesë, pasi bashkëshorti i saj ishte emigrant.

Siç raporton gazetari Kuçi, ngjarja ka ndodhur pas grabitjes në banesën e 50-vjeçares, teksa kjo e fundit dyshohet se i ka njohur autorët, që kanë qenë tre të rinj.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët e kanë marrë gruan, e kanë lidhur me litar dhe e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit, prej ku është gjetur e pajetë nga banorët. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 janar, por burime policore konfirmojnë se sot është bërë njoftimi për humbjen e gruas.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb