Mjekësia shqiptare ka pësuar një tjetër humbje në radhët e saj. Së fundmi, është ndarë nga jeta mjeku i njohur epidemiolog, Jorgo Kosta.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në rrjete sociale nga mjeku Erion Dasho, i cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të madhe.

Postimi i Dashos:
Kur largohen njerëz dhe profesionistë si Dr. Jorgo Kosta, humbasin vlera të pazëvendësueshme të mjeksisë shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë, doktor, dhe qofsh përherë i kujtuar!

Mjeku Jorgo Kosta dha kontribut të çmuar gjatë periudhës më intensive të pandemisë, duke ndihmuar me këshillat e tij, si në mënyrë publike ashtu edhe private, për njerëzit që kishin nevojë dhe ishin prekur nga sëmundja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb