Policia e Fierit ka arrestuar 38-vjeçarin Saimir Mersini, pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij,

Sipas informacioneve nga policia, e dhunuara është dërguar në spitalin e Fierit ku ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është larguar në banesë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

Informacion-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb