FIER

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Fier, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar, q udhëtonte me biçikletë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se viktimë e aksidentit tragjik ka mbetur shtetasi Gëzim Gjyrdyku.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi Gëzim Gjyrdyku, 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb