Shqiptari Ilir Zelka është ekzekutuar paraditen e sotme në një restorant në Sao Paolo të Brazilit. Mediat e huaja raportojnë se  47-vjeçari u vra nga një autor i cili po lëvizte me një motor dhe qëlloi vetë Zelkën disa herë.

Pasi u sigurua se e vrau autori braktisi motorin dhe u largua menjëherë duke mos bërë asnjë veprim  apo të lëndojë dikë tjetër.

Saktësisht ngjarja ndodhi në orën 11:10 të Sao Paolos teksa Zelka po qëndronte në bar-restorantin Zurich ndërsa autori kishte një bluzë të kuqe dhe kokore rozë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb