ANGLI


Policia britanike, pas kryerjes të disa hetimeve, ka arrestuar një 29-vjeçar për vrasjen e 27-vjeçarit Grineo Daka në Leyton.


Për ekzekutimin e Dakës u arrestua Edison Brahimi 29 vjeç banues në Camden Road. Daka u qëllua për vdekje në Klubin Pheonix Snooker në Lea Bridge Road në datën 7 korrik, shkruajnë mediat britanike.


  • foto galeri
  • foto galeri

Brahimi u dërgua në një stacion policie në jug të Londrës. Ai sot pritet të dërgohet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës të Thames.

Një person i dytë Liridon Saliuka, 29 vjeç, pa vendbanim të caktuar, u akuzua të martën, më 16 korrik për vrasje, mbajtje të armës së zjarrit dhe dëmtim të rëndë trupor, të kryer me dashje.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb