Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju-Jork, Albert Veliu është dënuar me nëntë vjet burgim për trafikim me armë dhe pastrim parash. Veliu është dënuar të enjten nga Gjykata Federale e Bruklinit.

Mediat amerikane shkruajnë se 37-vjeçari ishte kapur në gusht 2017, teksa organizonte shitjen e një numri pushkësh AK-47 dhe të një raketë. Ai po ashtu raportohet se ka bërë shpëlarje parash, në vlerën prej 800 mijë dollarësh.

  • foto galeri

“Më vjen shumë turp”, ka deklaruar Veliu në gjyq. “Ky ëhstë një vendim për të cilin do të më vijë turp kurdoherë”, ka shtuar ai. Veliu tha se puna e tij në konsullatë dhe siguria e dobët që kishte aeroporti i lejoi të kontrabandonte me lehtësi. Mirëpo, të gjitha këto deklarime dyshohet se kanë qenë për shfajësim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb