Është identifikuar i riu shqiptar, që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë në Itali, teksa u përfshi në një aksident rrugor.

Mediet italiane shkruajnë se ka mbetur e 26-vjeçari Jetmir Isufi, i cili është përplasur me një makinë tjetër, që drejtohej nga një 21-vjeçar, dhe që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediet kanë publikuar edhe foto të shqiptarit, si dhe pamje nga aksidenti, ku duket se makinat janë shkatërruar plotësisht nga përplasja e fuqishme ‘kokë ë kokë’. Pas ngjarjes, ndërhyri policia dhe e transportoi të riun shqiptar në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Jetmir Isufi, siç shkruajnë mediat italiane, për miqtë e tij ishte thjesht Jet. Në një moshë shumë të re ai ishte afruar me ambientet e hip hopit dhe kishte lidhje me të rinj, me të cilët ndanin bashkë pasionin për muzikën.

Prej disa kohësh ai kishte gjetur punë në Arcore dhe në kohën e aksidentit ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.

Emri-Foto/ Kush është i riu shqiptar që humbi jetën teksa po kthehej nga puna, pamje të frikshme nga aksidenti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb