Ditën e sotme pas një beteje disa javore me koronavirusin, në intubim, ka ndërruar jetë mjeku Muharrem Xhepexhiu, 64-vjeç, nga Lushnja.

Xhepexhiu ishte shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv, pasi ishte testuar pozitiv me COVID-19, por nuk arriti ta mundte dot virusin.

Mësohet se mjeku Zhepexhiu ka qenë drejtor i qendrës shëndetësore Hysgjokaj dhe prej disa kohësh kishte probleme me mushkritë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb