Është publikuar fotoja e autorit të vrasjes së 27-vjeçares shqiptare në SHBA, Joana Peca. Mediet botërore shkruajnë se autor i krimit tronditës është 38-vjeçari Benjamin Robert Williams aka Bambi, i cili qëlloi për vdekje brenda makinës dhe në sy të dy fëmijëve të saj të mitur të renë me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës.

Policia amerikane ka bërë vëzhgimet e kamerave të sigurisë dhe ka këqyrur vendngjarjen, duke dalë në një përfundim të asaj se çfarë ndodhi në vendin e krimin në Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Joana Peca u gjet e vdekur nga policia. Dallohej qartë se e reja kishte marrë disa plagë me armë zjarri. Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku, të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë së bashku me fëmijën tjetër të mitur, kur Williams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë.

Vrasësin e dyshuar 38-vjeçar policia e ka shpallur në kërkim.

Wanted Shooting Suspect
Wanted Shooting Suspect

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb