ITALI


Autoritetet italiane kanë dëbuar nga shteti fqinj një shqiptar 32 vjeç të quajtur Florian Saraçi, banues në Villorba të Trevizos. Ai konsiderohet si një person që paraqet rrezikshmëri kombëtare në Itali e me lidhje me radikalizmin islamik.


Prej vitit 2017, 32-vjeçari Florian Saraçi ishte nën mbikëqyrjen e Antiterrorizmit italian si person i përfshirë në një proces radikalizmi islamik në lidhje me shoqata fetare të huaja me aktivitet në provincën e Venezias. Duke nisur nga viti 2018, ai nuk punonte më si murator, kishte vënë mjekër dhe bënte një jetesë të kufizuar, të ngjashëm me radikalët islamikë.


  • foto galeri

Në shkurt të  2019, drejtësia italiane e dënoi me 1 vit heqje lirie për keqtrajtim e dhunë familjare ndaj bashkëshortes e vajzës së tyre. Ai detyronte gruan dhe vajzën që të vishnin veshje myslimane dhe të frekuentonin xhamitë.

Prefekti i Trevizos i ka tërhequr lejen e qëndrimit afatgjatë, si dhe firmosi dëbimin e tij drejt Shqipërisë, si person me rrezikshmëri për sigurinë kombëtare të Italisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb