Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish, ndërsa nuk kursen as të rinjtë.

OSHEE në Shkodër njofton se ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19, një 28 vjecar që punonte si elektricist.

Në njoftimin e OSHEE-së, thuhet se Anton Cuni ndërroi jetë nga virusi, ndërsa shton se virusi nuk njeh moshë.

Postimi i OSHEE:

Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni.

Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve 😢 U prehtë në paqe🙏

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb