Media e njohur britanike “Daily Mail” ka shkruar për historinë e një shqiptari, i cili ishte dëbuar nga Britania për shkak të një vrasje në Shqipëri, mirëpo është kthyer sërish në Angli dhe madje ka hapur edhe një biznes privat, lavazh.

Riza Vatoci 49 vjeç është zbuluar në biznesin e tij në Bognor Regis, Sussexin Perëndimor, javën e kaluar nga kjo media. “Dialy Mail” e ka parë Vatocin duke drejtuar biznesin e tij, edhe pse është dëbuar nga shteti britanik. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka deklaruar se do të veprojë në lidhje me këtë rast e se do ia “rrëmbejë” shtetësinë Vatocit.

Vatoci më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjeje një person dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vjet burgim në mungesë. Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në burg në Shqipëri, ai kishte pretenduar të jetë refugjat nga Kosova, kisha kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më 2006 i ishte dhënë shtetësia britanike, ndërsa besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash nga ky fakt. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër-arrest, Vatoci u arrestua. Ai ndërmori një betejë të kushtueshme ligjore, duke thënë se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri.

Riza Vatoci i kishte shpëtuar dënimit me 15 vjet burg në Shqipëri, pasi kishte argumentuar shkëlqyer se nuk mund të vuante dënimin, në bazë të ligjit shqiptar. Vatoci, që ende mban pasaportë britanike, është kthyer në Britani të Madhe ku ka regjistruar kompani nën emrin e tij. Megjithatë, MB e Britanisë ka nisur të shohë me kujdes rastin, pasi shqiptari besohet se ka gënjyer, duke thënë se është refugjat nga Kosova.

Vatoci mësohet se jeton me bashkëshorten dhe fëmijët ndërsa drejton autolarjen “Express” në Bognor Regis. Kompaninë mësohet se e ka të regjistruar së bashku me bashkëshorten. Megjithëse në Angli ka shumë raste kur lavazhet janë të lidhur me interesa ekonomike kriminale, në rastin e Vatocit nuk ka të dhëna zyrtare për kriminalitet në biznesin e tij.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb