Një shqiptar që ishte dëbuar nga Britania e Madhe ka hyrë sërish në territorin britanik, në mënyrë kontrabandë, ndërsa kishte vendosur që të krijonte një identitet të rremë.

Edison Lici ishte dërguar sërish në vendlindje, në Shqipëri, pasi ishte dënuar nga autoritetet britanike. Ai tentoi kthimin sërish në Mbretërinë e Bashkuar, duke krijuar dokumente italiane dhe madje kishte tentuar që të bëjë edhe një kurs patente në vendin ishullor, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Sidoqoftë, kjo skemë e tij u shkatërrua, në momentin që Lici dorëzoi përpara autoriteteve dokumentet, që rezultoi se janë false. Gjykata e Suanse kishte vendosur ta dëbojë shqiptarin, pas mbarimit të një dënimi atje.

Hunnah George, që ka ndjekur penalisht rastin ka thënë se Lici kishte shkelur ligjin e deportimit, pasi është kthyer për 6 muaj. Shqiptari kishte hipur në pjesën e pasme të një kamioni për të arritur në territorin e Britanisë së Madhe.

Pastaj në korrik 2019, Lici aplikoi në DVLA për një leje të përkohshme drejtimi në emër të një italiani të quajtur Alex Passini. Së bashku me kërkesën e tij, ai dorëzoi një letërnjoftim italian.

Në gjykatë u tha se kur karta u ekzaminua nga autoritetet u zbulua se mungonin disa detaje kryesore të sigurisë dhe teksti ishte në font të gabuar.

Prokurori tha se 28 vjecari nga Shqipëria ka jetuar ilegalisht në Britani nën një emër italian. Lici pranoi se gjithcka e ka kryer me vetëdije. Ai ishte dënuar më herët për cështje droge në Britaninë e Madhe.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb