Një 21-vjeçar nga lagjja “Uznovë” në qytetin e Beratit ka humbur jetën mbrëmjen e 12 dhjetorit në Gjermani.

Mësohet se Mariglen Ruçi është djegur brenda një shtëpie bari, pas një zjarri aksidental të shkaktuar nga rryma elektrike.

21-vjeçari mësohet se kishte 2-vite që kishte emigruar në shtetin gjerman, aty ku edhe humbi jetën.

Pas ngjarjes, familja është njoftuar për vdekjen tragjike fillimisht nga shokët e tij e më pas nga policia gjermane.

I riu ishte vëllai i mesfushorit të ekipit të Bylisit, Flamur Ruçi që pas vdekjes së vëllait të vetëm ka postuar edhe një dedikim prekes në “Instagram”.

“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime”, shkruan Ruçi, i cili ka postuar dhe një fotografi me të vëllain.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb