29-vjeçari Aldo Alushi është arrestuar, pasi u kap me drogë në aeroportin Stansted, në Londër.

Agjencia Kombëtare e Krimit pas një kontrolli hasi një pako të dyshimtë. Pakoja përmbante një kuti prej druri brenda së cilës ndodhej një statujën e rosës, ngjyrë ari.

0 Gl19 2 22 Duck

Kjo i bëri që oficerët të dyshonin edhe më shumë, ndërsa pas kontrollit të imtësishëm zbuluan se statuja kishte kokainë. Substanca e gjetur ishte në versionin pluhur të drogës.

Ndërkohë, policia zhvilloi edhe një kontroll në dhomën e gjumit të 29-vjeçarit shqiptar ku gjetën pesë celularë, një sërë dokumentesh me emra të ndryshëm.

29-vjeçari kishte jetuar ilegalisht në Britaninë e Madhe . Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se i riu shqiptar kishte deklaruar se e ka marrë statujën në emrin e një tjetër shqiptari.

Por gjykata e shpalli atë fajtor, ndërsa më 11 mars pritet që të marrë edhe dënimin.

0 Gl19 2 22 Duck 02
Aldo Alushi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb