ITALI

Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja e tij jashtë banesës së tyre në Itali. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhur natën mes së martës dhe të mërkurës, teksa Sokol Prenga, 47 vjeç, u gjet i vdekur nga gruaja e tij jashtë shtëpisë ku ata banojnë, në Cigognola.

Për alarmin e ngritur nga gruaja, në vendngjarje kanë shkuar karabinierët dhe punonjësit e shëndetësisë, por ata e kanë atribuar vdekjen për shkaqe natyrale. Megjithatë, hetimet e kryera nga karabinierët për të shqyrtuar çdo hipotezë përjashtuan një vdekje të dhunshme.

Autoriteti gjyqësor ka dhënë menjëherë autorizimin, duke e lënë trupin në dispozicion të familjes, pa bërë autopsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb