TIRANE

Policia e Shtetit informon se ka arrestuar shtetasin  Kastriot Fejzo, i dënuar mbi 17 vjet burg për vrasje me dashje.

Uniformat blu të kryeqytetit thonë se Fejzo u ndalua pasi ecte me mjetin e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ishte prezantuar me gjeneralitett e kushëririt të tij.

Pas verifikimeve, u zbulua se personi i ndaluar ishte Kastriot Fejzo, i dënuar për vrasje me dashje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga forca e posaçme “Shqiponja”,, e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Gjeneraliteti i rremë”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.

Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi i janë gjetur 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, falë edhe informacioneve të marra nga DVP Korçë se një shtetas i shpallur në kërkim për vepër të rëndë penale po qarkullonte me mjet në kryeqytet, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Gjeneraliteti i rremë”, në kuadër të të cilit u bllokua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me mjetin me të cilin po qarkullonte, shtetasi:

– Kastriot Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë.

Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Ky shtetas iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kush është Kastriot Fejzo:

Kastriot Fejzo akuzohet se ka vrarë 2 persona dhe ka plagosur 5 të tjerë më 1997 në qytetin e tij të origjinës, në Ersekë. Pas ngjarjes, ku u akuzuan edhe shtetas të tjerë të përfshirë, Fejzo ka bërë një jetë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Fejzo ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e ka dënuar mbi 17 vite burgim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb