Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Breshia. 40-vjeçari Alban Dushi ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Para përplasjes, makina ka përplasur një grua 50-vjeçare e cila ndodhej në trotuar. Në vendngjarje kanë mbërritur urgjenca 118 dhe nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për 40-vjeçarin.

Ndërkohë 50-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 40-vjeçari po drejtonte një kamionçinë Mercedes, ndërsa humbi kontrollin e makinës e cila përfundoi në trotuar në buzë të rrugës. Policia po heton rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb