Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tropojës me 4 vite burg.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Amarildo Gecaj, 31 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 06.06.2022, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit””, thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë, veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Kukës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: