DURRËS

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar të kërkuar nga Italia për trafik droge. Sipas burimeve zyrtare mësohet se dje nga ana e specialistëve të seksionit për hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve është bërë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi, i shtetasit Klejdi Abdyli, 29 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës.

29-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Peskarës/ Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”.
Materialet procedurale u dërguan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb